Manchester City gati të blindojë një nga yjet e skuadrës, i ofron kontratë deri në vitin 2030

28 Gusht 2025

9:01

Telesport

Manchester City po punon për të siguruar të ardhmen e Rico Lewis. Mbrojtësi 21-vjecar, i cili është stërvitur në Akademinë e “citizens”, është në qendër të negociatave për një rinovim kontrate deri në vitin 2030.
Ky është një veprim i qartë nga klubi anglez, i vendosur për të shmangur çdo sulm të mundshëm në tregun e transferimeve ndaj Lewis dhe për të mbajtur një nga talentet e tyre më të shkëlqyera.
Në javët e fundit, Nottingham Forest kishte shprehur interes për yllin anglez, por City nuk ka ndërmend të lëshojë një lojtar që konsiderohet strategjik si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. Kjo u konfirmua edhe në fushë, titullar.
Edhe vetë lojtari nuk e fshehu lidhjen e tij me ngjyrat e City: “Nuk e kam imagjinuar kurrë veten diku tjetër; gjithmonë kam ëndërruar të luaj këtu. Është klubi që dua dhe të luaj me shokë skuadre të këtij kalibri nxjerr në pah më të mirën time.”