City-PSG, luftë nervash për Donnarumma. Francezët nuk duan ta shesin lirë, por koha po mbaron

City-PSG, luftë nervash për Donnarumma. Francezët nuk duan ta shesin lirë, por koha po mbaron

Është luftë nervish, kështu e përshkruan “L’Equipe”. Një betejë me tre aktorë, mes Parisit dhe Manchesterit. Protagonisti kryesor? Gianluigi Donnarumma, në shënjestrën e Pep Guardiolës, ndërsa PSG nuk ka ndërmend të pranojë “sconto” të çmimit të kartonit për anglezët. Koha është e kufizuar dhe tensioni rritet, në pritje të një zgjidhjeje që duhet të vijë, përveç ndonjë surprize, deri të hënën në orën 20:00. Situata aktuale – Për kapitenin e kombëtares italiane ende nuk është zhbllokuar asgjë. Largimi nga “Parc des Princes”, të premten, iu vuri kapak 4 sezoneve në Paris, të kurorëzuara këtë pranverë me triumfin në Champions League. Më pas, ndryshimi i strategjisë nga Luis Enrique dhe afrimi i Chevalier për 55 milionë euro nga Lille e shtynë Donnarumma në merkato. Manchester City...