Faza kualifikuese e Champions League ka ulur siparin dhe tashmë pritet të hidhet shorti për 36 skuadrat pjesëmarrëse me një edicion i cili vazhdon me formulën e vjetshme dhe ka ndryshim vetëm kalendarin brenda dhe jashtë fushe sipas renditjes finale të fazës së parë.
Qarabag kthehet të luajë mes më të mirëve pas një mungese prej 8 vitesh pasi eliminuan Fenervaros në sajë të fitores 3-1 në Hungari, pavarësisht humbjes sonte në Azerbajxhan (2-3). Atyre iu bashkuan edhe tre ekipe të tjera.
Në ndeshjen e dytë të play-off-eve, Club Brugge shkatërroi Rangers me gjashtë gola (9-1 totali pas dy takimesh), ndërsa Copenhagen, pas një barazimi në ndeshjen e parë, shënoi dy gola për të siguruar kualifikimin për garën prestigjioze duke eliminuar Baselin e Shaqirit.
Ndeshja e madhe e mbrëmjes, Benfica kundër Fenerbahce, përfundoi me eliminimin e ekipit të Jose Mourinho dhe kualifikimin e portugezëve: fati e deshi që një lojtar turk, Aktürkoğlu (i lidhur ngushte me Fenerbahcen), të nxirrte jashtë turneut José Mourinho dhe ekipin e tij. Pas pesë minutash të pafundme shtesë, Shqiponjat Portugeze festuan kualifikimin e tyre të ngushtë me fitoren 1-0 pas 0-0 në Stamboll.
Ndeshjet e Para te Playoff
Ferencvaros – Qarabag 1-3Crvena Zvezda – Pafos 1-2Rangers – Club Brugge 1-3Bodø/Glimt – Sturm Graz 5-0Celtic – Kairat Almaty 0-0Basel – Kopenhagen 1-1Fenerbahçe – Benfica 0-0
Ndeshjet e dyta të Playoff:
Pafos – Crvena Zvezda 1-1Sturm Graz – Bodø/Glimt 2-1Kairat Almaty – Celtic 0-0 (3-2 me penallti)Qarabag – Ferencvaros 2-3Kopenhagen – Basel 2-0Benfica – Fenerbahce 1-0Club Brugge – Rangers 6-0
VAZO 1PSG (Francë)Real Madrid (Spanjë)Manchester City (Angli)Bayern Monaco (Gjermani)Liverpool (Angli)Inter (Itali)Chelsea (Angli)Borussia Dortmund (Gjermani)Barcelona (Spanjë)
VAZO 2Arsenal (Angli)Bayer Leverkusen (Gjermani)Atletico Madrid (Spanjë)Benfica (Portugali)Atalanta (Itali)Villarreal (Spanjë)Juventus (Itali)Eintracht Frankfurt (Gjermani)Club Brugge (Belgjikë)
VAZO 3Tottenham (Angli)PSV Eindhoven (Holandë)Ajax (Holandë)Napoli (Itali)Sporting CP (Portugali)Olympiacos (Greqi)Slavia Praga (Çeki)*Bodo/Glimt (Norvegji) Marsejë (Francë)
VAZO 4Copenaghen (Danimarca)Monaco (Francë)Galatasaray (Turqi)* Union SG (Belgjikë)Qarabag (Azerbaixhan)Athletic Club (Spanjë)Newcastle (Angli)* Pafos (Qipro)* Kairat Almaty (Kazakistan)
*Ekipet debutuese ne Champions
Mbyllen turet kualifikuese të Champions, zbulohen 4 vazot e shortit për fazën e grupit. 36 skuadra, nga të cilat 4 debutuese historike!
