Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rritet punësimi i të huajve në Shqipëri, 12 mijë të punësuar përgjatë 2024-ës në sektorët e turizmit dhe ndërtimit
INSTAT raporton se përgjatë vitit 2024, numri i të huajve që morën një leje qëndrimi ishte 21.940, ose 2,2% më shumë se në vitin 2023. Ndërkohë, shtetasit nga Italia, Turqia dhe India kryesojnë listën. Sa i përket interesit për të marrë një leje pune në vendin tonë, kryesojnë shtetasit nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali. “Së pari janë arsyet për çështje pune, si për punë sezonale, ashtu edhe për kontrata të përhershme, kryesisht nga 1- në 3-vjeçare. Arsyeja e dytë lidhet me lidhje të caktuara që kanë me Shqipërinë për çështje ofrimi shërbimi apo konsulence. Arsyeja e tretë ka të bëjë me bashkimin familjar,” thotë Erion Muça, ekspert i sektorit të turizmit. Sektori i turizmit është një nga më të rëndësishmit në tërheqjen e fuqisë...