Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Probleme me frymëmarrjen, Massimo Moratti përfundon në terapi intensive
Massimo Moratti ka përfunduar në terapi intensive në spital. Mësohet se ish-Presidenti i skuadrës së Interit ndodhet i shtruar për shkak të pneumonisë, ndërsa situata ngelet serioze. Mediat italiane raportojnë se mjekët e kanë intubuar për shkak të vështirësisë në frymëmarrje. Moratti mbushi 80 vjeç në maj të këtij viti. Ai arriti ta çonte klubin në një sukses historik në vitin 2010, duke fituar në të njëjtin sezon Champions League, Serie A dhe Kupën e Italisë, një arritje që asnjë klub italian nuk e kishte realizuar më parë. Kujtojmë se gjatë presidencës së tij të, Interi fitoi gjithsej 16 trofe.()