Morati shtrohet me urgjencë në spital, tifozët në ankth për ish-presidentin zikaltër

Morati shtrohet me urgjencë në spital, tifozët në ankth për ish-presidentin zikaltër

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, është shtruar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave italiane 80-vjeçari i cili bëri histori me Interin po kalon “orë ankthi” pasi gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë. 80-vjeçari vuan nga një polmonit që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje, aq sa është dashur që të intubohet pasi nuk arrinte të mbushej me frymë në mënyrë autonome. Ai paraqitet jashtë rrezikut për jetën për momentin, por gjithsesi është i shtruar në repartin e terapisë intensive nën kontrollin e mjekëve. Morati mbushi 80 vjet në muajin maj, të festuara me një mbrëmje surprizë të organizuar nga fëmijët e tij, ku të pranishëm ishin pjesa më e madhe e yjeve që ka pasur ai në...