Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Ish-presidenti i Interit Morati në kujdes intensiv
Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati (80), sipas Sportmediaset është shtruar në kujdes intensiv në spitalin Humanitas në Rozzano për shkak të pneumonisë. Gjendja e tij nuk është kritike, por është ende serioze: ai duhej të intubohej sepse po merrte frymë me vështirësi. Morati, i cili fitoi 16 trofe gjatë 18 viteve të tij në krye të zikaltërve, duke kulmuar me Tripletën në vitin 2010, mbushi 80 vjeç më 16 maj 2025. Ronaldo (Fenomeni), Rekoba dhe Vieri ishin midis më shumë se njëqind ish-lojtarëve të Interit dhe familjeve të tyre të ftuar në festën surprizë të organizuar nga fëmijët e tij, Sharlota dhe Anxhlo Mario (Mao) në vilën e tyre në Imbersago, pranë Leko-s./Sportiim.al/ Vazhdo leximin