Bashkimi Europian po përgatit terrenin për të rikthyer edhe njëherë në tryezën e dialogut Kosovën dhe Serbinë.
I dërguari special i BE-së, Peter Sorensen, pas qëndrimit në Beograd në fillim të kësaj jave, dhe më parë ndalesës në Kosove me 6 gusht, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm, mbi të gjitha për shkak të rëndësisë së veprimeve politike mbi qytetarët.
Përmes një postimi ne rrjetin social X, Sorensen lajmëroi se ka zhvilluar bisedime për takimet e ardhshme mes palëve.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për diskutime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.
Në Serbi, ai është takuar me presidentin serb.Aleksandër Vuçiç këmbëngul tek formimi i asociacionit te komunave me shumice serbe dhe respektimi i të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.
Raundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor, ndërsa Kosova ka ende një kryenegociator dhe ministër të jashtëm në detyrë, pas ngërcit politik në vend.
BE “zgjon” dialogun, Sorensen takime përgatitore në Beograd dhe Prishtinë
