8 Prill 2025
11:31
Alfred Lleshi
Lothar Matthäus kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij te Bayern Munich dhe Interi. Gjermani luajti në Mynih nga viti 1984 deri më 1988 dhe në Milano nga viti 1988 deri më 1992. I intervistuar nga “Kicker”, ai e prezantoi kështu çerekfinalen mes dy ish-skuadrave të tij:
“Me Dayot Upamecano dhe Alphonso Davies, përveç një Manuel Neuer në formë të plotë, do të ishin bavarezët favoritë. Megjithatë, ata kanë mjaftueshëm lojtarë me klas individual për ta vendosur këtë duel: Harry Kane, Leroy Sané, Michael Olise, Joshua Kimmich. Nuk e shoh këtë cilësi të nivelit më të lartë tek Interi; zikaltrit janë rritur së bashku si kolektiv gjatë viteve”.
Matthäus megjithatë lavdëron punën e bërë nga Simone Inzaghi: “Është trajner i Interit prej gati 4 vitesh, diçka mjaft e pazakontë në Itali. Kjo kjo tregon shumë për punën e tij. Skuadra është kompakte, e qëndrueshme, e fortë fizikisht. Përzierja mes veteranëve dhe talenteve është perfekte.
Bayerni ka përballë një detyrë delikate, edhe pse lojtarë të veçantë të Interit si Henrikh Mkhitaryan dhe Yann Sommer ndoshta sot nuk do të ishin titullarë të rregullt në ish-klubet e tyre. Pika e fortë e milanezëve, megjithatë, është përvoja e tyre”.
