Slot vendos të mbajë Chiesa te Liverpool: Këtë sezon është në një pozicion shumë më të mirë

Slot vendos të mbajë Chiesa te Liverpool: Këtë sezon është në një pozicion shumë më të mirë

27 Gusht 2025 12:29 Telesport Duket se te Liverpool kanë ndryshuar mendje në lidhje me të ardhmen e sulmuesit italian Federico Chiesa. Ai ishte vendimtar me golin e tij në fitoren që “reds” arritën 10 ditë më parë në Premier League, në fitoren 4-2 ndaj Bournemouth. “Nëse është më i disponueshëm atëherë ai do të ketë më shumë shanse për të luajtur dhe për të ndikuar në rezultatet tona ose në kohën e tij të lojës. Bëhet fjalë për të qëndruar në formë të mirë siç është aktualisht”, tha trajneri Arne Slot. Më tej, trajneri i Liverpool shtoi: “Shoh një Federico krejtësisht të ndryshëm tani se sa në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Kjo është krejtësisht normale sepse ai humbi të gjithë...