Tonali, dëmtim në shpatull: “Nuk duket gjë e vogël”. Italia në ankth për yllin e vet

Tonali, dëmtim në shpatull: “Nuk duket gjë e vogël”. Italia në ankth për yllin e vet

Italia dhe Gennaro Gattuso “mbajnë frymën”… Më 25 gusht, gjatë sfidës së Premier League mes Newcastle dhe Liverpool, Sandro Tonali u detyrua të braktiste fushën për shkak të një dëmtimi që mund të ketë pasoja të rënda. Mesfushori i “Magpies”, pas një përplasjeje me Hugo Ekitiké, ra keq mbi shpatullën e majtë, duke mbetur shtrirë dhe me dhimbje të dukshme. Pavarësisht tentativës për t’u rikthyer në lojë, në minutën e 67-të, ish-numri 8 i Milanit ngriti “flamurin e bardhë”, duke dalë me krahun krejtësisht të imobilizuar. Një skenë që nuk premton asgjë të mirë. Ja fjalët e trajnerit të Newcastle për Tonali: “Është e vështirë për mua të jap një vlerësim të thelluar tani, por situata nuk duket e mirë. Sigurisht, Anthony Gordon tani do...