Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E BUJSHME NGA ANGLIA! Oferta e fundit e Liverpool për Isak nuk ka shanse të refuzohet nga Newcastle
26 Gusht 2025 19:22 Telesport Liverpool është padyshim “mbreti” i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe një goditje të fundit. Prej kohësh, Liverpool po tenton transferimin e Alexander Isak nga Newcastle, por ofertat e kampionit në fuqi të Anglisë janë refuzuar vazhdimisht nga “Qymyrxhinjtë”. “Daily Mail” raporton se Liverpool po përgatit një ofertë të fundit për sulmuesin suedez, e cila duket e vështirë të refuzohet nga Newcastle. Bëhet fjalë për 139 milionë euro, një shifër padyshim rekord jo vetëm për Newcastle, po për gjithë historinë e Premier League. Liverpool ka arritur që më parë marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale, tani mbetet vetëm të gjejë gjuhën e përbashkët me Newcastle. Por, kur...