Barcelona ndjek talentin e River Plate, por ka problemin e përhershëm me të

Barcelona ndjek talentin e River Plate, por ka problemin e përhershëm me të

26 Gusht 2025 15:48 Telesport Barcelona po ndjek talentin e radhës nga akademia e famshme e River Plate, Ian Subiabre. Mastantuono është talenti i fundit i kësaj akademie, i transferuar te Real Madrid. Sipas TNT Sports Brasil, Barcelona e ka tentuar dy herë blerjen e Ian Subiabre, i cili luan si sulmues dhe është 18 vjeç. Për momentin, sulmuesi do të rinovojë kontratën aktuale me klubin argjentinas (skadon më 2026) me dy vite të tjera, që River Plate të ketë të sigurt një shifër të mirë me shitjen e tij. Përfaqësuesit e lojtarit kanë vizituar Barcelonën disa herë gjatë këtij viti, por transferimi i tij është shtyrë për shkak se Barcelona ka ende probleme financiare.