Pikëllim për futbollin argjentinas, ndahet nga jeta talenti i madh. Klubi i tij shpall tri ditë zie

Pikëllim për futbollin argjentinas, ndahet nga jeta talenti i madh. Klubi i tij shpall tri ditë zie

Futbolli argjentinas është zhytur në zi, pas vdekjes së Santiago Valentino Guzmán Zanni, një prej talenteve më premtues të akademisë së San Lorenzos, i cili u nda nga jeta vetëm 15 vjeç, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Klubi nga Buenos Aires e njoftoi lajmin me një komunikatë zyrtare, ku shprehu ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e lojtarit, duke e përshkruar si një djalë me guxim të jashtëzakonshëm: “Familja e San Lorenzos është në zi. Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Santiago Valentino Guzmán Zanni (15 vjeç), lojtar i akademisë sonë, i cili luftoi me guxim të jashtëzakonshëm kundër një sëmundjeje të rëndë. Jemi pranë dhe përqafojmë familjen e tij, miqtë dhe të gjithë të...