Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
ANALIZA teknike / “Revolucioni” brenda ndeshjes i Flick, që solli përmbysjen epike ndaj Levantes
Nata po dukej e keqe për Barcelonën në “Ciutat de València”, me disavantazhin 2-0 në pushimin mes dy pjesëve të lojës, por Hansi Flick nuk priti për të bërë ndryshime. Gjermani bëri dy zëvendësime taktike, që ndikuan deri në fund dhe sollën përmbysjen e madhe (3-2), ndërsa mbrapa përdori linjën prej tre lojtarësh. Trajneri blaugrana diti ta ndryshojë planin duke shfrytëzuar thellësinë e skuadrës me shumë alternativa. Ndryshimet krahasuar me ndeshjen pararendëseFlick mbajti në fushë 9 titullarë nga ndeshja pararendëse, me Casadó dhe Rashford në vend të De Jong, i cili qëndroi në Barcelonë për shkak të ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, dhe Fermín. Anglezi luajti si “skaj” i majtë, duke zhvendosur Raphinha në mesfushën ofensive. Plani A nuk funksionoi, me shumë posedim...