Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
PSG pranon ofertën e City për Donnarumma, portieri italian transferohet në Premier League për 30 mln euro
26 Gusht 2025 11:00 Telesport Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit te Manchester City. Pasi u hoq praktikisht nga PSG para finales së Superkupës europiane, kapiteni i ekipit kombëtar italian është gati të kalojë në Premier League. Sipas mediave britanike, klubi francez është gati të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të City, pavarësisht se çmimi fillestar i kërkuar ishte afër 50 milionë eurove. Në fakt, PSG dëshiron të heqë qafe Donnarumma deri në fund të merkatos së verës për të shmangur mbajtjen e tij në skuadër deri në janar, duke pasur parasysh pagën e lartë të portierit. Ndërkohë, Gigio ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me klubin e Pep Guardiola dhe është gati të fillojë aventurën e tij të re....