Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bardheblutë në zi! Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës
Është ndara nga jeta në moshën 81-vjeçare legjenda e portës bardheblu, Bujar Tafaj. Ka qenë klubi i Tiranës i cili ka ndarë në rrjet lajmin e trishtë të dnarjes nga jeta të një prej legjendave të sportit shqiptar. Bujar Tafaj ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës gjatë viteve ’60-’70, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin bardheblu. Përveç kryeqytetasve ku fitoi 3 herë titullin kampion, Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit.