Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Unë nuk do kisha pranuar të isha drejtor sportiv te Bayern”
25 Gusht 2025 16:14 Telesport Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë për drejtuesit e klubit. Ai ka mbështetur drejtorin sportiv Max Eberl, duke u shprehur se nuk do të kishte dashur kurrë të ishte në vendin e tij. “Max Eberl po punon mirë, me aq sa janë mundësitë. I kërkohet të rinovojë kontratat me Musiala-Davies, por gjithashtu të ulë sa më shumë pagat. Nuk do ta kisha pranuar si detyrë”. “Hoeness? Po, ai fut hundët. Gjithmonë ka ndodhur kështu. Kur shkon te Bayern, e kupton se Hoeness do të vijë një ditë dhe do të heqë dikë nga puna”.