Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vlahovic rifiton Juventusin, gol dhe paqe me tifozët. Mesazh i qartë edhe për Kolo Muani
Në futboll, si edhe në jetë, gjërat mund të ndryshojnë papritur. Një gol mjafton për të fshirë mosmarrëveshjet dhe rikthyer qetësinë. Kjo po ndodh mes Dusan Vlahovic dhe Juventusit. Sulmuesi serb, kontrata e të cilit skadon më 2026, ka qenë për javë të tëra në qendër të merkatos. Largimi i tij dukej i sigurt, por pas mbrëmjes së të dielës gjithçka u rikthye në lojë. “Vlahovic? Është i fokusuar, ka bërë një muaj përgatitjesh perfekte, bën atë që duhet. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë komunikoj, pastaj drejtuesit thonë fjalën e fundit”, – komentoi në mënyrë enigmatike trajneri Igor Tudor. Vërshëllimat e marra në miqësoren kundër “Next Gen” u kthyen në duartrokitje ndaj Parmës, me “Allianz Stadium” që bërtiti emrin e serbit si...