Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen: Nuk jam as optimist e as pesimit, qëllimi është ta mbyllim sezonin me dinjitet
Rezultatet zhgënjyese të kohëve të fundit, me katër gara radhazi jashtë podiumit, i kanë shkatërruar përfundimisht ambiciet e Max Verstappen për titullin e pestë kampion bote për pilotë në Formula 1. Kampioni i Red Bull, pas muajsh spekulimesh dhe flirtesh me Mercedes, ka vendosur të qëndrojë në Milton Keynes pavarësisht pasigurive. Këto nuk lidhen vetëm me situatën aktuale zhgënjyese teknike të makinës (RB21 është e treta ose edhe e katërta më e shpejtë në pistë), por edhe me dyshimet rreth njësisë së fuqisë Red Bull-Ford që do të debutojë sezonin e ardhshëm, e cila sigurisht nuk konsiderohet aktualisht ndër favoritët për epokën e re rregullatore. Megjithatë, është ende gjysma e dytë e sezonit për t’u zhvilluar, duhen rezultate për të mbajtur moralin lart dhe shmangur...