Nis US Open: Djokovic dhe Sabalenka debutojnë më fitore, Medvedev eliminohet që në start

Nis US Open: Djokovic dhe Sabalenka debutojnë më fitore, Medvedev eliminohet që në start

25 Gusht 2025 9:33 Telesport Ka nisur në Nju Jork grand slam i US Open në tenis, teksa janë luajtur disa nga ndeshjet e raundit të parë. Te meshkujt, serbi Novak Djokovic fitoi 3-0 ndaj Learner Tien (6-1, 7-6, 6-2). Në raundin e dytë kualifikohen edhe amerikanët Ben Shelton e Taylor Fritz, ndërkohë që është eliminuar rusi Daniil Medvedev, fitues në vitin 2021. Te femrat, spikat fitorja e numrit 1 në botë, bjelloruses Aryna Sabalenka. Ajo mund 2-0 7-5, 6-1) zviceranen R.Masarova. Fitore edhe për tenisten italiane Jasmine Paolini, që avancon më tej bashkë me britaniken Emma Raducanu. Në raundin e dytë janë kualifikuan edhe amerikanet Jessica Pegula e Emma Navarro, zvicerania Belinda Bencic, kanadezja Laylah Fernandez, estonezja Jelena Ostapenko. Eliminohet shpejt bjellorusja Victoria Azarenka.