Partizani fiton minimalisht ndaj Vorës, polemika me gjyqtaren Rusta

Partizani fiton minimalisht ndaj Vorës, polemika me gjyqtaren Rusta

Partizani nisi me fitore sezonin e ri te Kategorisë Superiore duke mundur debutuesit e Vorës me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje në sulm që nga minuta e parë, dhe përfituan nga një autogol i shpejtë i Repajt, i cili vendosi ritmin e takimit dhe i dha avantazhin ekipit mikpritës. Megjithatë, Vora nuk u tërhoq dhe reagoi me disa sulme të rrezikshme, ku Kasalla dhe Luis Felipe patën mundësi për të barazuar, por nuk arritën të konkretizonin rastet. Pjesa e parë dhe e dytë u karakterizuan nga ndërhyrje të forta dhe disa kartonë të verdhë, duke bërë ndeshjen më të tensionuar, shkruan A2 CNN. Incidenti më i diskutueshëm erdhi në minutat e fundit, kur gjyqtarja Emanuela Rusta tregoi dy herë kartonin e verdhë...