Çiklizmi shqiptar në zi, ndahet nga jeta Besim Balla

Çiklizmi shqiptar në zi, ndahet nga jeta Besim Balla

Federata Shqiptare e Çiklizmit me dhimbje të thellë njofton se u nda jeta Besim Balla, një nga figurat e shquara të sportit shqiptar të Çiklizmit. Njoftimi i federatës: Nesër, më 25 gusht, ora 11:00, nga ambientet e agjencisë “Alba 2000”, te Rruga e Dibrës, do të bëhet përcillja për në banesën e fundit e ikonës së çiklizmit në vendin tonë. Balla përfundoi studimet e larta si Inxhinier Mekanik, por pasioni i tij i vërtetë ishte sporti. Si ish-sportist i ekipit të çiklizmit Partizani, ai ia kushtoi jetën përgatitjes së brezave të rinj dhe zhvillimit të këtij sporti fisnik. Nga viti 1986 deri në 2001, ai shërbeu me përkushtim si trajner i Ekipit Kombëtar Shqiptar të Çiklizmit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij...