Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arda Guler fenomenal, Mbappe nuk fal. Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)
24 Gusht 2025 22:18 Telesport Real Madrid po përballet në transfertë ndaj Real Oviedo, ekip i ardhur nga Segunda Divizion, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për madrilenët. Xabi Alonso surprizoi jo pak me formacionin titullar, duke lënë në stol Vinicius Junior dhe Alexander Arnold. Në vend të tyre nga minuta e parë luajnë Rodrigo dhe Dani Carvajal. Po ashtu nga minuta e parë luan edhe talenti argjentinas, Franco Mastantuono, i cili bëhet protagonist në minutën e 14-të, ku pengohet dukshëm brenda zonës, por arbitri vazhdon lojën dhe nuk jep 11-metërsh. SHIKORASTIN Madrilenët do të zhbllokonin shifrat në minutën e 38-të, ku Aurelien Tchouameni rikuperon një top në mesfushë, Arda Guler tregohet i jashtëzakonshëm...