Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak sa nuk i rrezikoi jetën një prej kameramanëve. Piloti spanjoll Pedro Acosta humbi kontrollin mbi motorin e tij dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, pasi motori kaloi në një distancë shumë të afërt me një operator kamere në skaj të pistës. Ngjarja ndodhi në pistën ‘Balaton Park’, e cila këtë fundjavë mirëpret për herë të parë një garë MotoGP pas më shumë se tri dekadash, që nga viti 1992. Megjithëse janë bërë investime të konsiderueshme për rikonstruksionin dhe rritjen e sigurisë, incidenti i Acostas ka vënë në pah dobësitë në disa segmente të pistës, veçanërisht në një kthesë me shpejtësi të lartë që ka rezultuar problematike për...