No Image Available

Në MLS ndodh çmenduria e vitit! Lojtari rrëzohet me këmbët e veta, arbtri e sheh në VAR dhe jep penalltinë që e shënon Thomas Muller

Në MLS vjen një moment që është shpërndarë gjerësisht në mediat europiane si një tregues i madh për nivelin e dobët të kampionatit ku shpeshherë mbizotëron edhe amatorizimi i arbitrave. Disa qeshin dhe të tjerë e quajnë si cmenduria e vitit. Vancover mposht St Louis 3-2 dhe në minutën e 99 të takimit, pra në shtesë, ndodh gabimi i tmerrshëm i arbitrit. Lojtari kundërshtar pengohet me këmbët e tij dhe arbitri e jep penallti, ndërsa akoma më e habitshme është sesi ky vendim u konfirmua edhe pasi u pa me VAR. Nga atje Thomas Muller nuk do të gabonte duke gjetur golin e tij të parë me fanellën e Vancover, por kaq shumë të kontestuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2025/08/ssstwitter.com_1756038953950.mp4 Vancouver Whitecaps [3] – St Louis...