Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Seferi dhe Ajeti përmbysin ndeshjen, golat e lojtarëve të Kombëtares i japin fitoren Bodrumsporit
Mbrëmjen e sotme Bodrumspori ka mposhtur Sakariasporin me rezultatin 3-1. Skuadra turke ka marrë fitoren e parë në ligën e dytë të Turqisë falë dy lojtarëve të Kombëtares kuqezi. Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi kanë gjetur të dy rrugën e rrjetës Gjuajtja e Ajetit me kokë në minutën e 60 përmbysi shifrat në 1-2 në favor të Bodrumsporit, ndërsa rezultati do të ndryshonte sërish vetëm 4 minuta më vonë. Këtë herë ishte Taulant Seferi ai që me të majtën e tij ndëshkoi Sakariasporin. Me fitoren e sotme Bodrumspori ka shkuar në kuotën e 5 pikëve pas 3 ndeshjesh të zhvilluara në këtë sezon të ri të kategorisë së dytë turke./Sport Ekspres/