Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Yamal fanastik, Barcelona fiton në frymën e fundit ndaj Levante falë një autogoli (video)
Barcelona ka marrë një fitore shumë të vështirë 2-3 në transfertë ndaj Levante. Pjesa e parë foli e gjitha për vendasit. Levante e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Fillimisht, Romero zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të. Pasi mori një top të bukur nga Toljan, sulmuesi i Levantes shmangu bukur Pau Cubarsi dhe u tregua më i shpejtë se Ronald Araujo, duke dërguar topin në portën e Joan Garcia. Në fund të pjesës së parë, në minutat shtesë, vendasit fituan një penallti, pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Alejandro Balde brenda zonës. Jose Morales tregohet i saktë nga pika e bardhë, Levante e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0. Katalanasit e nisin shumë mirë pjesën e...