Allegri e nis me humbje, Milan turpërohet në “San Siro” nga Cremonese. Roma bën detyrën në shtëpi (video)

Allegri e nis me humbje, Milan turpërohet në “San Siro” nga Cremonese. Roma bën detyrën në shtëpi (video)

Pritej të ishte një ndeshje feste, një fillim i mbarë sezoni, por rezultoi ndryshe, shumë ndryshe. Në një “San Siro” të tej mbushur plot, Milan është mundur 1-2 nga Cremonese, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A. Ekipi i ardhur nga Serie B, bëri një paraqitje fantastike dhe tregoi me shumë dëshirë dhe vullnet për të fituar ndeshjen. Max Allegri ka ende shumë punë për të bërë te Milan. Miqtë gjetën golin në minutën e 27-të me Federico Baschirotto, i cili mposhti me kokë Mike Maignan, pas krosimit perfekt të Alessio Zerbin. Në fund të pjesës së parë, në kohën shtesë, Milan barazon shifrat me Strhinja Pavlovic. Mbrojtësi serb shënon me kokë pas krosimit të Pervis Estupinan. Pjesa e parë mbyllet...