Arsenal “bind” ndaj Leeds, Odegaard bën me “dhimbje koke” Artetën. Napoli në avantazh falë Tominay (video)

Arsenal “bind” ndaj Leeds, Odegaard bën me “dhimbje koke” Artetën. Napoli në avantazh falë Tominay (video)

Arsenal e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Leeds, në sfidën që po luhet në “Emirates”. Londinezët gjetën golin  e parë në minutën e 34-të, Jurrien Timber shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Declan Rice. SHIKOGOLINETIMBER Në fund të pjesës së parë, Bukayo Saka dyfishon shifrat, pas asistit të Timber. Megjithatë, dëmtimi i Odegaard në minutën e 38-të, ka shqetësuar jo pak Mikel Artetën, duke shpresuar që mos të bëhet fjalë për diçka serioze. SHIKOGOLINESAKA Në Serie A, Napoli po fiton në transfertë 0-1 ndaj Sassuolo, në ndeshjen hapëse për këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A gjetën golin në minutën e 16-të, një krosim perfekt nga Politano në krah për Scot Tominay, i cili...