23 Gusht 2025
19:11
Telesport
Përveç Superiores, ka nisur këtë fundjavë edhe Kategoria e Parë. Këtë sezon pritet një garë shumë e fortë pasi ka disa ekipe që pretendojnë të ngjiten në Superiore dhe beteja mes tyre do jetë e rivalizuar deri në javën e fundit.
Laçi, i cili zbriti në Kategorinë e Parë në fund të sezonit të kaluar, e nis me fitore, pasi në stadiumin “Redi Maloku” fitoi 1-2 ndaj Ilirisë. Olsi Myrta shënoi i pari për kurbinasit në minutën e 14-të, vendasit barazuan shpejt, pas 3 minutash me Mavanga. Goli i fitores për kurbinasit u shënua nga Sergio Kalaj në minutën e 77-të.
Në sfidat e tjera, Kukësi fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Apolonisë. Tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Verilindorët shënuan me Oniks Grezda 48′ dhe Redon Dragashi 65-të. Fierakët ngushtuan shifrat në fund me golin e Umeijego.
Në Gjirokastër, Luftëtari dhe Korabi u mjaftuan me barazimin 1-1. Vendasit shënuan të parët me Nyanguila, miqtë barazuan me Xhikën në minutën e 56-të. Në barazim 1-1 përfundoi edhe sfida tjetër, e luajtur në Kavajë mes Besës dhe Kastriotit. Krutanët kaluan të parët në avantazh më Idris, ndërsa barazimi i vendasve erdhi në minutën e fundit shtesë, 90+10.
