Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester City në kaos, mposhtet 2-0 në pjesën e parë nga “Spurs”
Një 45-minutësh i parë plot emocione në “Etihad”, ku Tottenham ka surprizuar vendësit, duke fituar 2-0. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me City që dominoi qarkullimin e topit dhe kërkoi menjëherë golin me Omar Marmoush, i ndalur nga Vicario në minutën e 28-të. Megjithatë, ishin londinezët që shënuan të parët. Në minutën e 35-të, Richarlison krosoi në zonë, topi kaloi nga këmbët e Kudus dhe përfundoi te Brennan Johnson, i cili me të djathtën mposhti portierin Trafford. Fillimisht arbitri anuloi për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, goli u konsiderua i rregullt (KLIKO, shiko golin). Manchester City reagoi me Haaland dhe Marmoush, por mbrojtja e “Spurs” rezistoi me Romero e Bentancur, vendimtarë në duele. Në minutën e 42-të pati një moment tensioni...