Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arteta për Gyokeres: Do të fillojë të shënojë shpesh, po e ndihmojmë me adaptimin
23 Gusht 2025 12:22 Alfred Lleshi “Duhet t’i menaxhojmë stërvitjet në funksion të tij. Mendoj se do të jemi jashtëzakonisht të lumtur kur të fillojë ta fusë topin në rrjetë shumë shpesh. Kemi një përgjegjësi të madhe për ta ndihmuar të kuptojë si duam të luajë”. Këto janë fjalët e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, për zhvillimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez ka ardhur nga Sporting Lisbona, pas statistikash të mahnitshme finalizuese në sezonet e kaluara. Ai debutoi zyrtarisht si “topçi” kundër Manchester United fundjavën e kaluar. Edhe pse nuk shkëlqeu, i ndihmoi shokët e skuadrës të siguruan fitoren. Sot, në orën 18:30, “Gunners” do të ndeshen me Leeds. Për sulmuesin skandinav kjo përballje mund të jetë mundësia e duhur për t’u çliruar dhe...