Me interses ndeshjet e para të pretendentëve Laçi, Skënderbeu, Besa e Pogradeci. Nuk përjashtohen surprizat…
Kategoria e Parë i bashkohet Superiores. Në aspektin e startit të edicionit të ri futbollistik. Nga sot nisin rrugëtimin 12 ekipet e nivelit të dytë futbollistik në vend, me pesë takime.
Në orën 17:00, Iliria e ngjitur pas 5 edicioneve në Kategori të Parë do të takohet në Fushë Krujë me Laçin, AF lufëtari po ashtu i promovuar në këtë nivel futbolli pret Korabin, Kukësi pritës ndaj Apolonisë, Besa me strehëz në Lushnjë sfidohet me Kastriotin dhe në orën 20:00 dueli Skënderbeu-Burreli. Mbyll xhiron e raundit të parë ndeshja e së dielës teksa përballen Pogradeci dhe Lushnja.
Të gjitha takimet e kësaj jave nisin në orën 17:00. Përjashtim bën ajo e Korçës e cila është e programuar për në mbrëmje.
Java e parë, Kategori e Parë 2025/26:
17:00
Iliria-Laçi
AF Lufëtari – Korabi
Kukësi Apolonia
Besa-Kastrioti
20:00
Skënderbeu-Burreli
Të dielën:
Pogradeci -Lushnja 17:00/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
