Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Wanda Nara, e neveritur nga sjella e Icardit: Bën bamirësi me gjërat e mia…
23 Gusht 2025 8:06 Alfred Lleshi Marrëdhënia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi mbetet e tensionuar. Prezantuesja argjentinase akuzoi ish-bashkëshortin se ka dhuruar për bamirësi veshje, këpucë, lodra dhe çanta luksoze, që ajo kishte lënë në Turqi një vit më parë. “Sillesh sikur bën bamirësi, por me gjërat e mia. Pse nuk ndihmon me të tuat? Kujdesu për familjen tënde, unë do të vazhdoj të kujdesem për vajzat tona”, – shkroi Wanda në rrjete sociale. Ndërkohë, beteja ligjore vijon. Icardi është regjistruar në listën e debitorëve, pasi nuk ka paguar për disa muaj “pensionin ushqimor” për vajzat Francesca dhe Isabella. Vendimi u mor nga gjyqtari argjentinas Adrián Hagopian, por futbollisti u mbrojt duke pretenduar se Wanda i ka marrë rreth 7 milionë euro nga llogaria...