Pikat kufitare të Kosovës, pritjet deri në një orë në Merdarë dhe Dehu i Bardhë

Kolonat e automjeteve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të gjata edhe gjatë orëve të mbrëmjes.Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 20:18, pritjet më të gjata regjistroheshin në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër të gjatë. Në hyrje të kësaj pike pritjet janë vetëm tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.Në pikën kufitare Dehu i Bardhë, kolona në dalje është katërqind metra e gjatë, me pritje një orë, ndërsa në hyrje pritjet shkojnë nga njëzet deri në tridhjetë minuta, me kolona deri në dyqind metra.Pritje ka edhe në Muçibabë, ku kolona në dalje është dyqindepesëdhjetë metra dhe qytetarët presin rreth njëzetepesë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.Në Bërnjak, kolona arrin deri në njëqind metra, me pritje në dalje deri në tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kolonat e automjeteve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të gjata edhe gjatë orëve të mbrëmjes.Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 20:18, pritjet më të gjata regjistroheshin në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër të gjatë. Në hyrje të kësaj pike pritjet janë vetëm tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.Në pikën kufitare Dehu i Bardhë, kolona në dalje është katërqind metra e gjatë, me pritje një orë, ndërsa në hyrje pritjet shkojnë nga njëzet deri në tridhjetë minuta, me kolona deri në dyqind metra.Pritje ka edhe në Muçibabë, ku kolona në dalje është dyqindepesëdhjetë metra dhe qytetarët presin rreth njëzetepesë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.Në Bërnjak, kolona arrin deri në njëqind metra, me pritje në dalje deri në tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.