Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Pirlo i Blackburn”, Real Madrid gjen më në fund zëvendësuesin ideal të Kroos dhe Modric në mesin e fushës
Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e kaluar dhe Luka Modric këtë verë. Pavarësisht interesit të vazhdueshëm për Martin Zubimendin, mesfushori spanjoll zgjodhi të transferohej tek Arsenal. Edhe pse janë përmendur disa emra “big” për mesfushën e Real Madrid këtë sezon, duke filluar nga Vitinha, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister e ndonjë tjetër, e vërteta duket se është ndryshe. “AS” raporton se drejtuesit e klubit madrilen e kanë identifikuar lojtarin që iu nevojitet për mesfushën e tyre. Real Madrid po synon talentin e ri 21-vjeçar Adam Wharton, mesfushori i ri anglez, i cili po shkëlqen për Crystal Palace dhe njihet si “Pirlo i Blackburn”, gjë që tregon qartë...