22 Gusht 2025
19:14
Telesport
Pasi bisedimet me Stuttgart për Nico Woltemade, kanë ngecur në vend, Bayern Munich po shqyrton dy alternativa të tjera për sulmin.
I pari është Nicolas Jackson, senegalezi është jashtë planeve të Enzo Maresca për këtë sezon dhe i duhet të gjejë ekip të ri këto ditë të mbetura të merkatos. Fuqia, shpejtësia dhe aftësia e tij në sulm e bëjnë një alternative interesante për të qenë zëvendësuesi i Harry Kane, ose pse jo dhe të formuar dyshen e sulmit bashkë, varet nga sistemi i lojës që do përdorë Vincent Kompany.
Objektivi i dytë i Bayern është Jadon Sancho. Anglezi refuzoi së fundmi transferimin te Roma dhe duket se pas kësaj fshihet pikërisht interesimi i bavarezëve. Bayern i ofron Jadon Sancho-s, mundësinë për të rifituar rëndësinë në një klub që vlerëson aftësinë e tij për të luajtur në të dy krahët dhe në situatat një-me-një.
Edhe pse janë dy lojtarë “të padëshiruar” në ekipet e tyre respektive, Bayern nuk do e ketë aspak të lehtë transferimin e Nicolas Jackson dhe Jadon Sancho, pasi për të dy ka interes të madh, sidomos brenda Premier League, me ekipe si Newcastle, Aston Villa, Nottignham Forest etj.
