Lojtari i Real Madridit nuk duron dot më, i “lutet” Perez ta lejojë të largohet

Lojtari i Real Madridit nuk duron dot më, i “lutet” Perez ta lejojë të largohet

22 Gusht 2025 17:17 Telesport Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen trajner të Xabi Alonso dhe është kthyer në një lojtar i mirëfilltë stoli. Për Rodrygo-n ka interes nga disa klube të mëdha si Arsenal e Manchester City, por Real Madrid nuk pranon largimin e tij për më pak se 100 milionë euro. “Indykaila.news” raoorton se Rodrygo ka takuar Florentino Perez dhe i ka kërkuar atij të krijojë kushtet e favorshme për largimin e tij këtë verë nga Real Madrid. Më shumë mundësi, braziliani do të ketë një ekip të ri nga 1 shtatori e tutje, ditë kur mbyllet afati kalimtar për këtë merkato verore.