Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi, ndryshim kursi në merkato. Gjithçka për të marrë Zhegrovën, por varet nga…
Pas shitjes zyrtare të Douglas Luiz, Juventusi nuk i ka ndryshuar shumë planet për merkaton. Prioritetet e Comolli mbeten të njëjtat: rikthimi i Kolo Muani, shitja e Nico González dhe afrimi i Edon Zhegrovës. Fantazisti kosovar ka dhënë “ok” për kalimin te bardhezinjtë dhe marrëveshja me Lille është gati të mbyllet për 18-20 milionë euro. Francezët e dinë se do ta humbasin lojtarin, por gjithçka varet nga largimi i Nico González. Për të, i vetmi pretendent është Atletico Madridi, që ka ofruar maksimumi 20 milionë euro, shumë e ulët për Juventusin. Sipas “Tuttosport”, “Zonja e Vjetër” po mendon të bëjë zbritje për të favorizuar shitjen e argjentinasit dhe hapur rrugën për Zhegrovën. Ndërkohë, Arthur është gati të largohet për t’iu bashkuar Gremios në huazim deri më...