Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola konfirmon 3 mungesa ndaj Tottenham, iu bën gati “valixhet” disa të tjerëve
Në prag të ndeshjes kundër Tottenham në “Etihad” (13:30), trajneri Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp. Spanjolli u ndal mbi situatën e lojtarëve të lënduar dhe të ardhmen e disa prej tyre, të konsideruara “teprica”. Lëndimet: “Rodri dhe Foden munguan në ndeshjen e fundit vetëm për shkak të ritmit dhe stërvitjes. Nuk ishin gati për 90 minuta kundër Wolves, por për ndeshjen e radhës janë në rregull. Do të mungojnë Kovacic, Gvardiol dhe Savinho”. Rodri: “Nuk kam dyshime për potencialin dhe cilësinë e tij. Aktualisht është ende lojtari më i mirë në botë”. Portieri Trafford: “Jam i kënaqur me të. Lojtarët e rinj sjellin gjithmonë energji të reja dhe dëshirë për të luajtur në klubin ku janë rritur. James bëri mirë, por ishte vetëm...