Provokim nga Egnatia? Do të luajnë sot ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit e reklamojnë ndeshjen me… Grudën

Provokim nga Egnatia? Do të luajnë sot ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit e reklamojnë ndeshjen me… Grudën

Mbrëmjen e sotme ngre siparin edicioni i 87 i “Abissnet Superiore”-s. Vllazni do të përballet me Egnatian në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 20:00. Një sfidë që na kujton finalen e sezonit të shkuar, kur rrogozhinasit mposhtën kuqeblutë dhe ngritën trofeun e kampionit. Egnatia ka shpërndarë sot një postim përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”, ku ka shkruajtur: “Nisim sot sezonin kundër Vllaznisë”. Por ajo që bie në sy është foto e bashkëngjitur. Në të paraqitet Gruda, i cili mban në duar fanellën e Egnatias dhe tregon numrin 77, së bashku me mbiemrin e tij. Një postim ky që mund të konsiderohet si një provokim për ekipin kundërshtar, duke qenë se Gruda u largua nga Vllaznia në muajin qershor, çka nuk u shoqërua...