“Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje”

“Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje”

“Interi mbetet favorit për titullin”. Kështu deklaroi Denzel Dumfries, një nga shtyllat e formacionit të Chivu, pas periudhës si titullar me Inzaghin. Pavarësisht zërave për të ardhmen dhe klauzolës prej 25 milionë eurosh (e cila skadoi në fund të korrikut), holandezi gjithmonë ka pasur një ide të qartë në mendje: “Shumë kanë folur për një transferim timin, por nuk kam pasur kurrë dyshime. E njëjta gjë vlen edhe për klubin. Jam shumë i kënaqur dhe dua të vazhdoj këtu. Ky ka qenë gjithmonë objektivi im”. I pyetur për mosmarrëveshjen Calhanoglu-Lautaro, e cila u mbyll më pas me paqe në rrjetet sociale, Dumfries tha: “Jemi të njëjtit si më parë, të bashkuar, të motivuar dhe gati. Jemi një familje, të tilla gjëra mund të ndodhin në...