De Bruyne dhe Modric në Serie A, Locatelli: Çfarë legjendash, sa gjëra do doja t’i mësoja nga të dy

De Bruyne dhe Modric në Serie A, Locatelli: Çfarë legjendash, sa gjëra do doja t’i mësoja nga të dy

Manuel Locatelli, kapiteni i Juventusit, ka folur për mikrofonat e “Sky Sport”, duke komentuar gjithashtu ardhjen në Serie A të kampionëve të mëdhenj si De Bruyne dhe Modric. Këto janë deklaratat e tij: “De Bruyne dhe Modric janë dy kampionë, dy legjenda të futbollit të sotëm. Është nder për ne italianët t’i mirëpresim, t’i sfidojmë, t’i përballojmë në fushat e Serie A. Kam luajtur tashmë kundër tyre dhe ka shumë gjëra që do të doja t’i mësoja nga të dy, por gjëja më e bukur është të përballesh me ta”. Kevin De Bruyne ka kaluar nga Manchester City te Napoli si transferim i lirë, ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Ai do të udhëhoqë mesfushën e kampionëve “axurr” në mbrojtje të titullit, duke formuar një partneritet të...