Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

22 Gusht 2025 11:41 Telesport Bayer Leverkusen i është bashkuar Borussia Dortmund në një garë “kokë më kokë” për Facundo Buonanotte. Talenti 20-vjeçar argjentinas luan me Brighton në Premier League. Sipas “Sky Germany”, skuadra e Dortmund dhe ajo e Brighton kanë diskutuar më herët për një huazim për një vit, me mundësi blerjeje verën e ardhshme. Më pas, në bisedime ka hyrë edhe Leverkusen. Edhe pse Brighton preferon ta huazonte Buonanotte në një klub tjetër në Premier League, siç bëri edhe vjet, Dortmund dhe Leverkusen të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me skuadrën angleze. Lojtari anësor argjentinas, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Leicester në Premier League, ku realizoi 5 gola në 31 ndeshje.