Shkëndija mposht Ludogoretsin dhe është një hap larg Ligës së Europës, triumfon edhe Drita

Shkëndija mposht Ludogoretsin dhe është një hap larg Ligës së Europës, triumfon edhe Drita

Shkëndija është vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Europës. Kuqezinjtë e Tetovës kanë mposhtur me shifrat 2-1 Ludogoretsin në Shkup. Bullgarët kuan të parët në epërsi, por Latifi në të 36-n dhe Ibraimi në minutën e 60 përmbysën rezultatin. Një fitore e rëndësishme për klubin shqiptar, që javën e ardhshme do të ketë shansin e artë për t’u kualifikuar për herë të parë në grupet e Ligës së Europës. Një rezultat pozitiv ka marrë edhe Drita. Skuadra nga Gjilani ka mposhtur me shifrat 2-1 Diferdanzhin në ndeshjen e parë “play off” të Ligës së Konferencës. Golat për kampionët e Kosovës u shënuan nga Dabiqaj dhe Krasniqi./Sport Ekspres/