Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Shkëndija dhe Drita pranë historisë, Dinamo “shkërmoqet” në Poloni
                            Një mbrëmje elektrizuese evropiane ka parë dy klubet shqiptare Shkëndija dhe Drita të afrohen drejt një kualifikimi historik në kompeticionet e UEFA-s, ndërsa Dinamo është përballur me një humbje të rëndë në Poloni. Drita e fuqishme në “Fadil Vokrri”, mposht Differdangen dhe ëndërron grupet Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita e Gjilanit ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur me rezultatin 2–1 skuadrën Differdange të Luksemburgut në ndeshjen e parë të fazës “play-off”. Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen në mënyrë agresive, me disa raste të pastra nga Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, por goli i epërsisë erdhi në minutën e 30-të, kur pikërisht Dabiqaj finalizoi bukur për 1–0. Në pjesën...