Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kualifikimi, një mision thuajse i pamundur/ Dinamo mposhtet thellë në Poloni, ja rezultati dominues
Dinamo doli e mundur në Poloni përballë Jagiellonias, duke u mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League. Pavarësisht përpjekjeve për të rezistuar, skuadra e Ilir Dajës u duk e pafuqishme përballë intensitetit të vendasve, ndërsa mungesa e sulmuesit kryesor, Zabërgja (tashmë i larguar nga Dinamo), u ndje shumë në repartin ofensiv. Dinamo vuajti për të krijuar rrezik para portës kundërshtare, ndërkohë që gabimet në mbrojtje e bënë edhe më të lehtë misionin e polakëve. Me këtë rezultat, ndeshja e kthimit në Tiranë shndërrohet thuajse në një mision të pamundur për të përmbysur disavantazhin, megjithëse Dinamo do të kërkojë të shpëtojë sadopak dinjitetin dhe të mbyllë me një performancë më të denjë këtë aventurë europiane.