Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Dribloi” Bologna-n, Asllani drejt Torinos, gati vizitat mjekësore
Prej kohësh, Inter ka nxjerr në shitje Asllanin, por ky nuk është më një lajm. Fakt është që mesfushori kuqezi nuk bën pjesë në planet e Chivu, por fakt është gjithashtu se klubi zikaltër po has jo pak vështirësi për të shitur Asllanin, kjo pasi pengesë e fortë po bëhet lojtari dhe përfaqësuesit e tij. Në Itali, mediat e bënin të kryer transferimin e tij në radhët e Bologna-s, me dy klubet që kishin gjetur një akord total, Inter do të përfitonte 9 milionë euro kesh, por në të njëjtën kohë do të ruante edhe 40% të kartonit. Për të hedhur në erë këtë akord mendoi Asllani pasi përfaqësuesit e tij nuk ishin të kënaqur me ofertën ekonomike, 1,7 milionë euro në sezon, ofertë e...