Kategoria e Parë nis të shtunën, FSHF nis përgatitjet në detaje

Kategoria e Parë nis të shtunën, FSHF nis përgatitjet në detaje

21 Gusht 2025 15:26 Telesport Sezoni i ri i Kampionatit të Kategorisë së Parë 2025-2026 nis të shtunën, më 23 gusht, në orën 17:00, ku do të luhen katër ndeshjet e para. Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Pogradeci – Lushnja. Në prag të rifillimit të kampionatit, edhe Sektori i Arbitrimit në FSHF po kryen përgatitjet e fundit. Janë mbyllur me sukses testet fizike për arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, ndërsa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po zhvillohet seminar teorik. Gjatë seminarit po trajtohen tema të ndryshme me fokus ndryshimet në rregulloren e lojës për sezonin 2025/2026. Në qendër të diskutimeve janë gjithashtu sistemi VAR, incidentet në zonën e penalltisë, prekjet me dorë dhe situata të ndryshme të...